Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 100 myslimanë rohingya mbërrijnë me një varkë në Indonezi

Më shumë se 100 myslimanë rohinga, të uritur e të dërrmuar, janë gjetur në një plazh në krahinën veriperëndimore të Indonezisë, Açeh, pas disa javësh të kaluara në det. Grupi ka arritur afër Alu Buja Pasit, fshat i njohur për peshkim, në orët e hershme të së dielës.

Fshatarët, të cilët kanë parë 114 rohingat etnikë në një varkë prej druri, i kanë ndihmuar të ankorohen, duke iu ofruar edhe ndihmë. Liderët lokalë kanë thënë se nuk e dinë se nga kanë ardhur refugjatët për shkak se asnjëri prej tyre nuk dinte anglishten e as gjuhën malai.

58 burrave, 21 grave dhe 35 fëmijëve u është ofruar strehim nga fshatarët, policia dhe ushtria, derisa zyrtarët lokalë kanë thënë se task forca e pandemisë po ndihmon me kontrollimin e tyre.

Më shumë se 700 myslimanë rohinga janë zhvendosur nga Birmania me shumicë budiste në kampet e refugjatëve në Bangladesh prej gushtit të vitit 2017, kur Ushtria birmane nisi ofensivën në rajonin e myslimanëve rohinga pas fillimit të sulmeve guerile.