Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 1.5 milionë palestinezë u larguan nga Gaza

Mbi 1.5 milionë palestinezë janë larguar nga Gaza që nga 7 tetori, ka njoftuar Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara, ka raportuar BBC-ja të martën.

Sipas njoftimit, orëve të fundit janë larguar 200.000 banorë në drejtim të veriut, në përpjekje për t'iu ikur sulmeve të Izraelit.

Në Gaza vetëm një spital është i qasshëm, pasi të tjerët s'mund të pranojnë pacientë për shkak të gjendjes së rënduar.

Një pjesë e objekteve janë shfrytëzuar për vendstrehim.

Edhe strehimet e iniciuar nga OKB-ja në jug janë të mbipopulluara, ku sipas të dhënave, një tualet po shfrytëzohet nga 160 persona.