Agjencitë ndërkombëtare kanë përshpejtuar procesin e shpërndarjes së ndihmave për palestinezët e zhvendosur në Gaza. Organizata e OKB-së për Ushqim ka njoftuar se 1.4 milionë banorë janë ndihmuar me ushqim.
Organizata ka deklaruar se të gjithë në Gaza janë të uritur dhe se duhet bërë më shumë për shpërndarjen e ndihmave.
OKB-ja ka njoftuar se 2.2 milionë banorët e Gazës po përballen me një prej krizave më të thella ushqimore. Ndihmat në Gaza kanë arritur të martën, kur është konfirmuar se numri i të vrarëve ka arritur në 24 mijë persona, raportoi AP.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza ka nisur kur grupi militant sulmoi territorin izraelit më 7 tetor. Gjatë kësaj lufte, pjesa më e madhe e Gazës është bërë rrafsh me tokë dhe 2.3 milionë palestinezë janë zhvendosur.
Gjithashtu ka nxitur tensionet rajonale me grupet militante të përkrahura nga Irani që kanë kryer sulme ndaj Izraelit në shenjë përkrahjeje për palestinezët.
-
Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën
-
Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra
-
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për uri masive në Gazë
-
Të paktën 73 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza