Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbështetet ideja e hapjes së kufijve për të vaksinuarit

Ambasadorët e vendeve të BE-së i kanë dhënë mbështetje sot rekomandimit të Komisionit Evropian për të lehtësuar kriteret për hyrjen e qytetarëve nga vendet e treta që morën të dyja dozat e vaksinës, si dhe për të zgjeruar listën e vendeve me një situatë të favorshme epidemiologjike.

"Rekomandohet që vendet anëtare të relaksojnë disa nga kufizimet aktuale të udhëtimit, veçanërisht për ata që janë rivaksinuar me vaksina të konfirmuara" thuhet në rekomandimin e Komisionit Evropian.

Komisioni shton se Këshilli i BE së shpejti do të zgjerojë listën e vendeve të treta, shtetasit e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë në BE mbi bazën e një situate të mirë epidemiologjike dhe në bazë të kritereve të thjeshtuara.

Aktualisht, vetëm shtatë vende janë në "listën e gjelbër" të vendeve të treta nga të cilat lejohet udhëtimi në BE, pavarësisht nga vaksinat e marra.

"Lista e vendeve me një situatë të favorshme epidemiologjike është mënyra për heqjen e kufizimeve për t'u bashkuar me BE. Ne propozuam që pragu i të infektuarve në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë të rritet nga 25 në 100 vetë," është thënë nga Komisioni Evropian.

Edhe Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj Botë 1 muaj më parë Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj

Në Bruksel, ata vërejnë se lista aktuale e vetëm 7 vendeve të cilave u është refuzuar hyrja në BE së shpejti "do të zgjerohet ndjeshëm" dhe se Serbia duhet të jetë në të, bazuar në përparimin në vaksinimin.

Shtetet anëtare të BE-së pritet të marrin në konsideratë propozimin e Komisionit deri në fund të majit dhe të miratojnë një listë të re "të zgjeruar" të vendeve për shtetasit e të cilave kufijtë e BE-së do të jenë të hapur, me pajtueshmëri të mundshme me masat e hyrjes të tilla si një test negativ./KSP