Komisioni Evropian sot në një mbledhje u ka propozuar vendeve anëtare të BE-së që të nisin lehtësimin e masave të udhëtimit gjatë verës.
Propozimi i KE-së është që të gjithë ata që janë të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër.
Sipas Didier Reinders nga KE personat të cilët do të kenë certifikatën digjitale COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës kundër COVID-19, nuk duhet t'u nënshtrohen asnjë mase kufizuese.
Ata duhet ta kenë marrë dozën e fundit të vaksinës më së paku 14 ditë para udhëtimit.
E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin nga ky virus.
Komisioni Evropian ditë më parë arriti një marrëveshje me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së për certifikatat digjitale të COVID-19.
Edhe
BE-ja propozon zgjatjen e përdorimit të certifikave të COVID-19
Përmes këtyre dokumenteve do të dëshmohet se personi është vaksinuar, ose se e ka kaluar këtë sëmundje, ose se e ka rezultatin e testit ndaj virusit COVID-19.
Komisioni ka propozuar që PCR testet të pranohen me afat prej 78 orësh, ndërsa testet e shpejta - antigjen të jenë të vlefshëm për 48 orë.