Kryeministrja britanike Theresa May sot dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore, duke e hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut.
Por, ajo do të vazhdojë të mbetet kryeministre e Britanisë derisa lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament.
Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet.
Megjithatë, nuk duket se ka për synim të lërë para kohe një boshllëk pushteti në Downing Street, nën sfondin e hipotezës së ngritur nga opozita laburiste për një mocion mosbesimi të menjëhershëm në Dhomën e Komuneve ndaj liderit të ardhshëm konservator. Sidomos nëse bëhet fjalë për Boris Johnson, Dominic Raab apo ndonjë mbështetës tjetër potencial të një Brexit të ashpër pa marrëveshje.
“Do të jap dorëheqje si lidere e Partisë Konservatore të premten, më 7 qershor, në mënyrë që të zgjidhet një pasardhës”, u shpreh May jashtë “10 Downing Street”, ditën kur njoftoi për dorëheqje.
Njëmbëdhjetë ligjvënës do të garojnë për kreun e konservatorëve - partisë në pushtet, e cila automatikisht prodhon edhe kryeministrin.
Edhe
Si do të zgjidhet pasardhësi i Starmerit pas dorëheqjes së tij
Procesi i përzgjedhjes do të nisë më 10 qershor.
May, 62 vjeçe, ka paralajmëruar dorëheqjen muajin e kaluar, pasi Parlamenti ia ka refuzuar tri herë marrëveshjen që ajo ka negociuar me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, apo Brexit-in.
Afati i ri për Brexit është 31 tetori.
-
Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë