Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

May për herë të fundit shkëmben akuza me kundërshtarin e saj

Theresa May, në ditën e saj të fundit si kryeministre e Britanisë së Madhe, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të parlamentit.

Ngjashëm si herëve të tjera, ajo ka shkëmbyer akuza me liderin opozitar, laburistin Jeremy Corbyn, të cilin e falënderoi për shërbimin ndaj shtetit, por e kritikoi për ekonominë e dobët dhe problemin e Brexit-it, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje, e pyeti nëse do të donte t’i bashkohej në opozitë për të kundërshtuar planet e dobëta të pasardhësit të saj, Boris Johnson.

“Politika nuk ka të bëjë me kritikat nga kjo foltore te tjetra, as te fjalimet e mira ose te titujt në gazeta. Ka të bëjë me dallimin që e bëjmë çdo ditë për njerëzit e këtij shteti”, iu përgjigj May opozitarit Corbyn. Ajo, krejt në fund të këtij shkëmbimi, e pati edhe një porosi për kundërshtarin e saj: “Si lidere e një partie, pranova se kur është koha të jap dorëheqje, ndoshta është koha edhe për të që ta bëjë të njëjtën gjë”.