Qindra punëtorë të hoteleve, restoranteve dhe bareve kanë marshuar të hënën në qytetin perëndimor francez, Nantes, duke protestuar kundër vazhdimit të mbylljes së gastronomisë, pavarësisht zbutjes së masave në disa fusha të tjera të ekonomisë në vend.
Franca ka lejuar të shtunën rihapjen e dyqaneve të mallrave jo të domosdoshme dhe ka lënë të hapur mundësinë që më 15 dhjetor të rihapen edhe objektet e jetës kulturore nëse vazhdon të bjerë numri i infektimeve me COVID-19.
Megjithatë, restorantet, baret, klubet e natës dhe sallat e fitnesit nuk do të lejohet të rihapen deri më 20 janar. Kjo ka nxitur reagim dhe kritika të ashpra në mesin e punëtorëve dhe përfaqësuesve të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë së Francës. Punëtorët kanë edhe përkrahjen e sindikatave të punëtorëve. Disa pronarë të restoranteve dhe bareve kanë raportuar për rënie prej 90 për qind të qarkullimit.
-
Franca përballet me zjarre si pasojë e temperaturave të larta
-
I nxehti shkakton kaos në Francë, njerëzit përleshen për kondicionerë
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Ndalohen mbi 1,000 pasagjerë në një anije turistike në Francë pas shpërthimit të gastroenteritit
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës