Franca dhe Belgjika kanë vendosur për hapjen e vendeve të tyre, për shkak të sezonit veror.
Në Francë, baret, restorantet, qendrat e fitnesit dhe pishinat rekreative do të hapen për herë të parë në shtatë muaj. Derisa edhe në Belgjikë, masat po lehtësohen për t’ua mundësuar njerëzve që të qëndrojnë nëpër kafe dhe restorante.
Pavarësisht lehtësimeve, të dyja shtetet kanë ende kufizime, që prek kryesisht numrin e klientëve që lejohen të hyjnë në këto biznese.
Në Francë, restorantet dhe baret do të mund të operojnë me kapacitet 50% brenda. Edhe qendrat e fitnesit dhe pishinat po ashtu do të mund të punojnë me kapacitet përgjysmë.
Ndërkaq, tarracat e restoranteve dhe kafeneve do të mund të funksionojnë me kapacitet të plotë.
Franca do të vazhdojë të zbatojë orën policore e cila tash e tutje do të nisë dy orë me vonë, që nënkupton nga ora 11:00 e natës. Ora policore në këtë shtet do të mund të largohet tërësisht nga 30 qershori, nëse rastet pozitive me COVID-19 vazhdojnë të bien.
Edhe
Franca shfuqizon masat anti-COVID për turistët e vaksinuar
Ndërkaq, turistët nga vendet e tjera të BE-së dhe vendet si Australia, Izraeli, Libani dhe Koreja Jugore, tani mund ta vizitojnë Francën pa test PCR nëse i kanë marrë të dy dozat e vaksinave të aprovuara nga BE-ja që janë: Pfizer/BioNTech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Ndërkaq, sa i përket turistëve nga vendet e tjera, përfshirë këtu edhe ata nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ata do të duhet të kenë një test negativ për të hyrë në Francë, pavarësisht se kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Edhe në Belgjikë masat e reja do të jenë pothuajse të ngjashme me ato në Francë.