Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Suedisë janë në një nivel tejet të ulët, kështu ka vlerësuar një diplomat i vjetër rus, pasi Suedia e vlerësoi Moskën si një nga rreziqet më të mëdha për ndërhyrje në kampanjat botërore.
Ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarinsev, ka kritikuar komentet e kryeministrit suedez, Stefan Lofven.
“Kryeministri suedez vazhdimisht e paraqet Rusinë si rrezikun më të madh, pa asnjë dëshmi. Jemi lodhur nga kjo”, u shpreh ai, përcjell KsP.
Rusia dhe Suedia kanë një marrëdhënie të tensionuar tash e sa vite. Në vitin 2013, aeroplanët luftarakë rusë praktikuan sulme me bombë rreth Suedisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Suedia thotë se Rusia përbën rrezikun më të madh për të
-
Danimarka e Suedia e akuzojnë Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore
-
Ministri rus i Mbrojtjes: Raportet Rusi-NATO po degradohen çdo ditë
-
Suedia e shqetësuar për retorikën e Trumpit lidhur me Grenlandën
-
Një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, thotë ushtria