Ligjvënësit e Malit të Zi kanë shkarkuar ministrin qeveritar pro-serb i cili ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa kanë miratuar rezolutën për Srebrenicën sipas së cilës vendi e dënon ashpër gjenocidin e kryer atje. Ky votim ka tronditur qeverinë e re dhe ka ekspozuar një përçarje brenda koalicionit qeverisës atje.
Parlamenti votoi që ta zëvendësojë ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, Vladimir Leposaviq, pasi mohoi se vrasja e rreth 8000 boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën gjenocid, raporton AP.
Leposaviqi u mbështet nga grupet pro-serbe që janë pjesë e aleancës qeverisëse. Kryeministri Zdravko Krivokapic kërkoi shkarkimin e ministrit pas komenteve të tij mbi Srebrenicën që nxitën kritika nga bota për Malin e Zi.
-
Miratimi i rezolutës për Srebrenicën “kërcënon” Qeverinë e Malit të Zi, Serbia paralajmëron masa
-
Kuvendi i Malit të Zi miraton rezolutën për Srebrenicën
-
Kryeministri i Malit të Zi i ka orët “e numëruara”
-
Sot, Kuvendi malazez diskuton për rezolutën që mund të rrëzojë Qeverinë
-
Protesta në Beograd e Podgoricë ndaj shkarkimit të propozuar të Leposaviqit