Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Makina përplaset me autobusin në Itali, vdesin 5 të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në Rezzato, qytet në provincën e Brescias. Si pasojë vdiqën 5 të rinj.

Një makinë dhe një autobus janë përplasur, dhe për pasojë pesë të rinj kanë humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes nga përplasja tragjike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Makina ku udhëtonin të rinjtë ka qenë në korsinë e gabuar dhe i ka dalë para autobusit, i cili po vinte në drejtim të kundërt.

I plagosur lehtë shoferi i autobusit, tha se u gjend përpara makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen.

Viktimat ishin të moshës nga 17 deri 22 vjeç.

Zjarrfikësit punuan gjatë për të nxjerrë trupat e të pestëve nga makina plotësisht e shkatërruar.