Parlamenti i Bashkimit Evropian i ka dhënë çmimin e tij vjetor “Saharov” për Lirinë e Mendimit, vajzës kurdo-iraniane Mahsa Amini.
22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq më 16 shtator 2022, tri ditë pas arrestimit të saj nga policia morale e Iranit, gjoja për shkelje të ligjeve që kërkojnë që gratë të mbulojnë flokët në publik.
Ndonëse autoritetet këmbëngulën se ajo pësoi atak në zemër, mbështetësit e Aminit thanë se ajo u rrah nga policia dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Vdekja e saj shkaktoi protesta që u përhapën në të gjithë vendin dhe u përshkallëzuan me shpejtësi, me thirrje për përmbysjen e teokracisë islame të Iranit.
Autoritetet u përgjigjën me dhunë gjatë protestave, duke lënë më shumë se 500 të vrarë. Gajtë protestave u arrestuan mbi 22 mijë persona.
Çmimi i BE-së, i emëruar sipas emrit të disidentin sovjetik Andrei Sakharov, u krijua në vitin 1988 për të nderuar individë ose grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Sakharov, laureati i çmimit "Nobel" për paqe, vdiq në vitin 1989.