Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mafiozi i famshëm arratiset nga burgu i sigurisë në lartë në Itali

Marco Raduanos, i njohur me pseudonimin “Gargano”, është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin.

Arratisja e tij ka ndodhur të premten, rreth orës 17:00, por mungesa e tij është vënë re nga oficerët e burgut gati dy orë më vonë.

Më pas, sipas Corriere, Raduanosin e priste një veturë jashtë burgut. Kjo do të thotë se arratisja ka qenë e planifikuar.

Autoritetet italiane kanë ngritur postblloqe të shumta për ta kapur sa më shpejt “Garganon”.

Edhe Bosi i mafisë italiane që iku nga burgu me çarçaf arrestohet në Francë Botë Bosi i mafisë italiane që iku nga burgu me çarçaf arrestohet në Francë

VIDEO: