Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bosi i mafisë italiane që iku nga burgu me çarçaf arrestohet në Francë

Bosi famëkeq i mafisë, Marco Raduano (40 vjeç), i cili u arratis nga një burg i sigurisë maksimale në Itali vitin e kaluar duke përdorur çarçafë, është arrestuar në Francë, shkruan BBC.

Raduano, i cili konsiderohet i rrezikshëm sipas listës së kriminelëve më të kërkuar të Europolit, u arrestua në Bastia në ishullin francez të Korsikës, thanë autoritetet franceze dhe italiane.

Në shkurt 2023, mafiozi arriti të arratisej nga burgi i sigurisë së lartë të Nuoras në Sardenjë, duke përdorur metodën tradicionale të çarçafëve për të zbritur murin.

Raduano është kreu i klanit Gargano, të ashtuquajturit “Mafia e pestë” në Itali. Baza e Garganos ndodhet në Foggia. Raduano kreu dënim me 24 vjet burgim për krime të ndryshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, raportoi Europol.

Europol ka thënë se ai ishte drejtuesi dhe vrasës i pamëshirshëm, përgjegjës për vrasje, trafik droge dhe zhvatje.

Së bashku me Cosa Nostran në Sicili, Ndranghetan në Kalabri, Camorran në Napoli dhe Sacra Coronan në Lecce, hetuesit kanë identifikuar vitet e fundit organizatën e Raduanos si mafinë e pestë. Thonë se kjo mafi vepronte nën radar.

Edhe Italia arreston bosin e mafisë më të rrezikshme Botë Italia arreston bosin e mafisë më të rrezikshme

Sipas prokurorëve, bëhet fjalë për një grup të karakterizuar nga një shkallë e lartë agresiviteti dhe dhune, “i cili ushqen me kufoma derrat për të mos lënë gjurmë”.

“Ky grup përdor metoda mizore dhe për këtë arsye është i rrezikshëm”, thanë autoritetet, shkruan The Guardian.

Mafia e Foggias besohet se ka vrarë më shumë se 360 njerëz vetëm në zonën e Garganos.