Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka uruar oficerëve anti-drogë të DEA-s një "natën e mirë" dhe një "Gëzuar Vitin e Ri" teksa po shoqërohej për në një burg të sigurisë së lartë në Neë York të shtunën në mbrëmje.
Maduro ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara pasi është kapur së bashku me gruan e tij gjatë një sulmi amerikan me helikopter në Karakas.
Maduro u fotografua duke buzëqeshur dhe duke mbajtur gishtin e madh lart së bashku me dhjetëra agjentë federalë, teksa dukej i prangosur dhe me një kapelë të zezë mbi kokë.
Operacioni i jashtëzakonshëm për kapjen e Maduros është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Gjatë operacionit, forcat speciale amerikane sulmuan "fortesën e ruajtur mirë" të presidentit venezuelian dhe e kapën atë pasi ushtria amerikane goditi instalimet ushtarake në Karakas.
Maduro dhe Cilia Flores, 69 vjeç, gruaja e tij, janë paditur në Neë York brenda disa orësh nga operacioni, për narkoterrorizëm dhe posedim të mitralozëve.
-
Trumpi e vlerëson “të shkëlqyer” operacionin për kapjen e Maduros
-
Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës
-
Maduro del para gjykatës në SHBA
-
Maduro transferohet në gjykatën e New Yorkut, përballet me akuza për narko-terrorizëm
-
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës: Në aksionin e SHBA-së u vra ekipi i sigurisë së Maduros