Numri i Forcave Kombëtare Civile, që qeveria në Venezuelë i ka krijuar për raste të jashtëzakonshme dhe të mobilizimit, ka tejkaluar shifrën e 2 milionë pjesëtarëve.
Në kryeqytetin Karakas është organizuar ceremoni me rastin 17-vjetorit të grusht-shtetit të dështuar ndaj ish-presidentit Hugo Chavez, transmeton KTV. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti Nicolas Maduro, para të cilit u betuan mbi 2 milionë e 199 mijë pjesëtarë të forcave.
Maduro, në fjalimin e tij në ceremoni, tha se synojnë që numrin të rrisin në 3 milionë, duke theksuar se forcat civile luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes në vend. Ndërsa, i vetëshpalluri president, Juan Guaido, ende vazhdon me thirrjet për protesta, për rrëzimin e Maduros nga pushteti.
-
Arrin në 589 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
Shkon në të paktën 164 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
SHBA-ja kërcënon Venezuelën me përdorim të forcës
-
57 të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Maduros, raportojnë mediat
-
Trumpi e vlerëson “të shkëlqyer” operacionin për kapjen e Maduros