Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Enrique Iglesias, si pjesë e një intensifikimi të përpjekjeve diplomatike për të kërkuar zgjedhje të reja në shtetin e përçarë.
BE-ja, e cila udhëheq një grup krizash ndërkombëtare me shtetet e Amerikës së Jugut, shpreson se Iglesias mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje politike, transmeton KTV.
Takimi u mbajt pasi OKB-ja akuzoi Qeverinë e Maduros se po e ndjek një strategji që synon shtypjen e kundërshtarëve politikë.
Presidenti Maduro ka bërë thirrje për bisedime me opozitën me ndërmjetësimin e Norvegjisë. Opozitari Guaido ka qenë në mëdyshje për të rifilluar bisedimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Maduro thotë se është i gatshëm të negociojë me opozitën
-
Maduro kërkon ndihmën e Norvegjisë në bisedimet me Guaidon
-
Maduro i gatshëm për biseda me opozitën venezueliane
-
Argjentina i kërkon GJNP-së të lëshojë urdhërarrest për Nicolas Maduron
-
Liderët ndërkombëtarë reagojnë ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Venezuelë