Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka ftuar liderët evropianë për një takim urgjent në Paris të hënën, sipas njoftimit të bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të shtunën, shkruan Politico.
“Jam shumë i kënaqur që presidenti Macron ka thirrur liderët tanë në Paris”, ka thënë Sikorski, duke shtuar se ka pritshmëri që liderët evropianë do të diskutojnë “në mënyrë shumë serioze” për sfidat në marrëdhëniet e tyre me presidentin amerikan Donald Trump.
Që takimi do të mbahet të hënën, është konfirmuar edhe nga dy zyrtarë evropianë.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse takimi do të përfshinte të gjithë liderët e Bashkimit Evropian, apo vetëm një grup më të vogël shtetesh, dhe nëse liderë të tjerë evropianë si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer do të ftoheshin gjithashtu.
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Liderët evropianë dhe shefi i NATO-s do t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin
-
Liderët evropianë reagojnë pas samitit Trump-Putin
-
Macron dhe Starmer do të vizitojnë Washingtonin në mes të bisedimeve për Ukrainën
-
Liderët evropianë mblidhen sot në Paris për Ukrainën