Botë

Macroni sulmohet me domate në një treg në Francë

Presidenti i rizgjedhur francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në tregun e Cergy të mërkurën, ishte shënjestër e goditjeve me domate, por nuk u qëllua drejtpërdrejt.

Kjo ishte dalja e parë e Macronit në publik pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit dhe teksa po fliste me banorët që erdhën për ta përshëndetur, një domate fluturoi drejt tij. Megjithatë ajo nuk e goditi, por përfundoi në xhaketën e truprojës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë shëtitjes në prefekturën e Val-d’Oise.

Shërbimi i sigurisë ka reaguar menjëherë dhe ka mbrojtur presidentin me çadër, shkruan BFMTV të mërkurën.

Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë si president i Francës të dielën.

Macroni fitoi 58.2 për qind të votave, derisa rivalja e tij nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen, fitoi 41.8 për qind të votave në balotazh, ku u regjistrua dalja më e madhe e votuesve në 50 vjetët e fundit në Francë.