Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni pret Bidenin në Francë

Macron dhe Biden

Foto: Associated Press

Pas përvjetorit të 80-vjetorit të Ditës D, presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të shtunën presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për një vizitë shtetërore.

Bideni priti Macronin në vizitë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022.

“Franca është një nga aleatët më të kamotshme. Dhe ky do të jetë një moment i rëndësishëm për të parë nga e ardhmja dhe çfarë duhet të arrijmë së bashku”,  u tha gazetarëve këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan. 

Sullivan tha se bisedimet midis dy liderëve do të preknin luftën e Rusisë me Ukrainën, luftën e Izraelit me Hamasin në Gaza, bashkëpunimin në Indo-Paqësorin dhe çështjet e politikave që variojnë nga ndryshimi i klimës tek inteligjenca artificiale deri tek zinxhirët e furnizimit.

Biden dhe Macron pritet gjithashtu të diskutojnë forcimin e NATO-s dhe të dy kanë premtuar mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën, megjithëse nuk kanë rënë dakord ende për një plan për të përdorur asetet e ngrira ruse për ta ndihmuar Kievin. Një zyrtar i Thesarit të SHBA-së tha të martën se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të G7-s po bëjnë përparim në këtë plan, raportoi AP. 

Biden u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Paris të premten, duke kërkuar falje për një vonesë prej muajsh nga Kongresi i SHBA-së në miratimin e pakos së fundit të ndihmës. 

Edhe Për herë të parë, presidenti Biden do ta vizitojë Francën Botë Për herë të parë, presidenti Biden do ta vizitojë Francën

Macron dhe Biden do të diskutojnë gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme.

Biden ka qenë një mbështetës i vendosur i Izraelit, i cili po lufton Hamasin pasi sulmit në tetor, por dhjetëra mijëra vdekje të palestinezëve kanë dëmtuar bazën politike të Bidenit me prirje të majtë në Izrael, duke e dëmtuar atë gjersa  kandidon kundër republikanit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.