Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se mbështet përpjekjet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.
Me një letër drejtuar Vuçiqit për nder të Pavarësisë së Serbisë, Macron shkruan se arritja e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës do kontribuonte në stabilitetin e rajonit.
“Unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, që synon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në letër.
I pari i Francës tutje ka përmendur se përkrah Serbinë në rrugën e reformave për sundimin e ligjit.
“Fryma që dominoi vizitën time në Beograd më 15 dhe 16 korrik 2019, dhe që më mundësoi të shoh se sa Franca është e pranishme tek serbët, vazhdon t’i shtojë bashkëpunimet tona”, thuhet tutje në letër.
-
Macron konfirmon mbështetjen e Francës për dialogun
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Macroni uron që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi
-
Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë
-
Macron: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës, sinjal jo i mirë