Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të premten se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të suspenduar tarifat reciproke për 90 ditë, i ka dhënë hapësirë bisedimeve ndonëse sipas tij kjo është vetëm një “pauzë e brishtë”.
“Suspendimi i pjesshëm i tarifave amerikane për 90 ditë dërgon një sinjal dhe lë derën hapur për bisedime. Por kjo pauzë është e brishtë”, ka shkruar Macron në rrjetin social X.
Ai e ka quajtur pauzën "të brishtë” për shkak se sipas tij këto 90 ditë reflektojnë pasiguri për të gjitha bizneset në të dyja anët e oqeanit Atlantik.
“I brishtë, sepse kjo pauzë 90 ditore nënkupton 90 ditë të pasigurisë për të gjitha bizneset tona, në të dy anët e Atlantikut dhe përtej”, ka shtuar ai.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar gjithashtu se Macroni ka riafirmuar se Franca dhe Bashkimi Evopian do të jenë të bashkuar në kuptimin e negociatave që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes dhe largimin përfundimtar të tarifave amerikane.
Trumpi të mërkurën pezulloi tarifat reciproke me të gjitha shtetet për 90 ditë, përveç Kinës së cilës ia rriti në 125%. SHBA-ja la në fuqi tarifat universale prej 10%.
-
Macron i quan brutale dhe të pabazuara tarifat e Trumpit
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Trump: Irani më kërkoi 1 javë pauzë të sulmeve ndaj objekteve energjetike, unë ua dhashë 10 ditë
-
Trumpi kërcënon me tarifa “të bezdisshme”, teksa Britania dhe BE-ja kërkojnë qartësi
-
Trumpi përgjigjet me rritje të tarifave botërore