Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje të mërkurën për më shumë sanksione kundër Teheranit “dhe ndaj atyre që po ndihmojnë në krijimin e raketave dhe dronëve” të cilat Irani i ka përdorur në sulmin e tij të paprecedentë në drejtim të Izraelit.
Duke folur para takimit me homologët e tij evropianë në Bruksel, Macroni ka thënë se sanksionet aktuale kundër Iranit duhet të përshtaten më tej dhe të zgjerohen, raporton AP.
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe operacioni ushtarak i Rusisë që po vazhdon në Ukrainë do të jenë në qendër të bisedimeve të së mërkurës, për çështjet e jashtme.
Ndërsa sulmi i paprecedentë i Iranit ndaj Izraelit fundjavën e shkuar rriti tensionet rajonale dhe ngriti frikën e një lufte më të gjerë, liderët e BE-së kanë kërkuar përmbajtje në reagimin e Izraelit dhe de-përshkallëzimin e tensionit në rajon.
-
Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit
-
Macroni nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael – Iran
-
Macroni thotë se ndryshimi i regjimit në Iran do të çonte në kaos
-
G7-a kërkon depërshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme
-
BE-ja i shton sanksionet kundër Iranit pas sulmit ndaj Izraelit