Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron vërtetë të fitojë çmimin “Nobe për Paqe”.
Duke folur nga New Yorku për televizionin BFM të Francës Macroni ka thënë se vetëm Trumpi kishte fuqinë të ushtronte presion mbi Izraelin që t'i jepte fund luftës.
"Ka një person që mund të bëjë diçka për këtë, dhe ai është presidenti i SHBA-së”, është shprehur Macron.
"Dhe arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë me armë që ndihmojnë zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë me pajisje që mundësojnë të zhvillohet lufta në Gaza. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, ka thënë ai.
Trumpi ka mbajtur fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, ku ndër të tjera ka hedhur poshtë lëvizjet e aleatëve perëndimorë për të mbështetur një shtet palestinez, duke thënë se kjo do të ishte një shpërblim për militantët e Hamasit.
"Ne duhet ta ndalojmë menjëherë luftën në Gazë. Ne duhet të negociojmë menjëherë paqen”, ka thënë Trumpi gjatë fjalimit.
Ndërkohë, duke komentuar fjalimin e Trumpit, Macroni ka thënë: "Shoh një president amerikan që është i përfshirë, i cili përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte', i cili dëshiron Çmimin Nobel për Paqen. Çmimi Nobel për Paqen është i mundur vetëm nëse e ndalni këtë konflikt", ka thënë Macroni.
Vendet si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë ndër ato që e kanë nominuar Trumpin për çmimin vjetor për ndërmjetësimin e pakteve të paqes ose armëpushimeve.
Trumpi ka thënë se meriton vlerësimin e dhënë nga Norvegjia për katër paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë.
"Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen sesa të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku", ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.