Presidenti francez, Emmanuel Macron, teksa arriti në samitin e Bashkimit Evropian në Portugali, ka thënë se ai ishte i përgatitur të diskutonte heqjen dorë nga patenta e vaksinës por e konsideroi shpërndarjen e dozave në të gjithë botën një çështje më të ngutshme.
Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe - që i referohej si "Anglo-Saksone" - t'i japin fund kufizimeve të eksportit për vaksinat dhe materialet e tyre të para.
"Sot, Anglo-Saksonët bllokojnë shumë nga këta përbërës dhe vaksina. Sot 100% e vaksinave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara janë për tregun amerikan", ka thënë Macron pas arritjes në Porto.
Në fillim të kësaj jave, SHBA-ja shprehu mbështetjen e saj për heqjen e përkohshme të patentave të vaksinave në mënyrë që ato të mund të prodhohen me shumicë nga prodhuesit e tjerë.
Por Macron ka thënë se çështja më e rëndësishme nuk ishte prona intelektuale.
"A mund t'u jepni pronë intelektuale laboratorëve që nuk dinë të prodhojnë dhe nuk do të prodhojnë nesër? Çështja kryesore për solidaritet është shpërndarja e dozave", shtoi ai.
-
Me gjithë mbështetjen, pengesa në rrugën e pezullimit të patentave për vaksina
-
Mbështetet vendimi i SHBA-së për pezullimin e patentave, por ka ende pengesa
-
Macroni i bën thirrje Evropës që të sillet si fuqi globale
-
Evropa duhet t'u japë fund varësive nga SHBA-ja dhe Kina, thotë Macroni
-
Macron i quan brutale dhe të pabazuara tarifat e Trumpit