Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se duhet pritur rezultatet e hetimit, për të nxjerr përfundime lidhur me shpërthimin në Poloni.
Derisa ka folur para gazetarëve në përfundim të samitit të G20-ës në Indonezi, ai ka refuzuar t’i vë faj dikujt për shpërthimin, duke shtuar se "ka një hetim për të kuptuar plotësisht se çfarë ndodhi".
Macron ka thënë se ka "një dallim" midis shpërthimit në Przewodow - shkaku i të cilit mbetet i paqartë - dhe breshërisë së grevave ruse që u hodhën të martën mbi Ukrainën.
I pyetur nga gazetarët nëse ky shpërthim, mund të jetë një sulm rus i synuar si një "provokim" ndaj Perëndimit, Macron ka theksuar se "nuk është i sigurt" për këtë.
Rusia ka mohuar se ka gisht në shpërthimin që ndodhi në Poloni. / BBC
-
Sulmi në Poloni, presidenti i Francës bën thirrje për bisedime në samitin e G20
-
Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macroni e quan “të papranueshme” shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
-
Liderët evropianë reagojnë pas samitit Trump-Putin