Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron mandaton Philippe si kryeministër të ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u inaugurua gjatë ditës së djeshme, sot ka mandatuar kryeministrin e ri francez Edouard Philippe nga qendra e djathtë.

Njoftimi u dha pas vetëm një dite që Macron nisi punën si president aktual, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Macron pret që këto ditë të takohet edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ky mandat që i dha kryeministrit Philippe, është detyra e tij e parë që bëri si president.