Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka paralajmëruar Perëndimin me luftë të tretë botërore.
Aleati më i ngushtë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Lukashenko i ka shkruar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke kërkuar nga Perëndimi që t’i ndalojë menjëherë dërgesat e armëve në Ukrainë.
Siç ka shkruar “Newsweek”, Lukashenko në letër i ka bërë thirrje Perëndimit që “të bashkohet dhe të mos lejojë që një konflikt rajonal në Evropë të përshkallëzohe në luftë të tretë botërore”.
Lukashenko po ashtu ka shkruar se Bjellorusia dëshiron të qëndrojë jashtë konfliktit.
“Bjellorusia nuk ka qenë kurrë një kërcënim për vendet fqinje. Ne nuk jemi agresorë”, ka shkruar Lukashenko.
-
Zelensky i propozon takim sy më sy Putinit për t’i dhënë fund luftës
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian