Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lukashenko: Ka arsye për frikë nga një Luftë e Tretë Botërore

Lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se ka shqetësime legjitime se një Luftë e Tretë Botërore mund të shpërthejë.

“Bota ka ardhur sërish në buzë të humnerës”, ka thënë aleati i ngushtë i presidentit të Rusisë, raportoi Sky News.

Ai ka shtuar se “është një budallallëk” të mendohet se Rusia “po përgatitet që t’i sulmojë shtetet baltike”.

“Tani jemi të rrethuar nga një valë informacioni lidhur me të ashtuquajturën parandjenjë e luftës së tretë botërore. Dhe ka arsye për këtë frikë”, ka thënë Lukashenko.

“Konfrontimin aktual civil ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit do ta karakterizoja kështu: maskat kanë rënë tërësisht”, është shprehur presidenti bjellorus.

Lukashenko ka bërë të ditur se ushtria e tij ka pranuar një arsenal të ri armësh.

Artikuj të ngjashëm