Luftimet intensive në mes të forcave lindore libiane dhe trupave qeveritare në Tripoli kanë lënë të vdekur 56 persona dhe kanë detyruar mbi 6 mijë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë javës së shkuar, ka njoftuar të enjten OKB-ja, teksa Franca dhe Italia kanë thelluar mospajtime rreth mënyrës së reagimit karshi përshkallëzimit të ri të konfliktit në Libi.
Pas avancimit nga jugu, forcat e Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) të Khalifa Haftarit janë bllokuar në pjesët jugore të Tripolit. Të shtëna të pandërprera dhe shpërthime të fuqishme janë dëgjuar gjatë gjithë natës, ndërsa LNA-ja u përplas me forcat e Qeverisë së kryeministrit, Fayez al-Serraj, në afërsi të ish-aeroportit ndërkombëtar në Tripoli dhe lagjes Ain Zara, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Ngritja e Haftarit për Tripolin përbën fazën më të re të një cikli të dhunës dhe kaosit në Libi, qysh prej rrëzimit më 2011 të ish-diktatorit, Muammar Gaddafi.
Në kuadër të mospajtimeve rreth çështjes, Italia - dikur fuqia koloniale e Libisë - paralajmëroi Francën, që ka lidhje më të afërta me Haftarin, të përmbahet nga mbështetja për cilindo fraksion të përfshirë në konfliktin libian. Një paralajmërim i tillë u bë pasi diplomatët bënë të ditur se Parisi ka bllokuar deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian, me të cilën Haftarit do t’i kërkohej ndalja e ofensivës.
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë
-
Sulme izraelite në jug të Libanit pas urdhrave për evakuim në disa zona
-
Hezbollahu hedh poshtë armëpushimin Izrael-Liban
-
Tetë të vrarë në Liban, një ditë pasi Izraeli dhe Hezbollahu u pajtuan për depërshkallëzim