Një luftanije ruse, e armatosur me raketa hipersonike, ka kryer ushtrime në detin e Norvegjisë, ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.
“Flota ka kryer stërvitje në detin e Norvegjisë”, ka deklaruar ministria, raportoi Reuters të martën.
Javën e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar luftanijen në Oqeanin Atlantik, të armatosur me gjeneratën e re të raketave hipersonike, për t’i dhënë një sinjal Perëndimit se Rusia nuk do të bjerë në luftën në Ukrainë.
Luftanija është e armatosur me raketa zirkoni për të cilat Rusia thotë se fluturojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe kanë një rreze veprimi prej mbi 1,000 km.
Rusia i sheh armët si një mënyrë për të rrëzuar mbrojtjet raketore gjithnjë e më të sofistikuara të SHBA-së, të cilat Putini ka paralajmëruar se një ditë mund t’i rrëzojnë raketat bërthamore ruse.
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev javën e kaluar paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se raketat hipersonike së shpejti do të jenë afër brigjeve të NATO-s.
-
Anija ruse me raketa hipersonike kryen stërvitje në Kanalin Anglez
-
Luftanija ruse zhvillon një tjetër stërvitje në Atlantik
-
Rusia nxjerr në oqeane e dete raketat e avancuara
-
Rusia zhvillon stërvitje detare në Baltik gjatë stërvitjeve të mëdha të NATO-s
-
Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”