Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar aktivizimin e një fregate të armatosur me raketa të reja hipersonike, për të cilat tha se “nuk ka ekuivalente” në vendet e tjera.
Putini e bëri njoftimin gjatë takimit me video-telefonatë me ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu, dhe me komandantin e fregatës “Admirali Gorshkov”, Igor Krokhmal.
“Jam i sigurt se një armë kaq e fuqishme do ta lejojë Rusinë të mbrohet kundër kërcënimeve të mundshme të jashtme dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit tonë”, është shprehur Putin.
Në një deklaratë, Shoigu tha se anija do të lundronte në Oqeanin Atlantik dhe atë Indian dhe në Detin Mesdhe.
Putini ka thënë vitin e kaluar se raketa hipersonike është e aftë të fluturojë me nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe ka një distancë prej 1000 kilometrash.
Sipas presidentit rus, aktivizimi i raketës do ta rrisë ndjeshëm aftësinë e ushtrisë ruse.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
-
Ukraina shkatërron raketën ruse që u cilësua “e paprekshme” nga Putini
-
Putini njofton testimin e dronit nënujor me energji bërthamore
-
Trump: Putini ta ndalë luftën në Ukrainë në vend se të testojë raketa bërthamore