Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anija ruse me raketa hipersonike kryen stërvitje në Kanalin Anglez

Stërvitje të flotës ruse

Foto: Associated Press

Një anije e marinës ruse e pajisur me gjeneratën e re të raketave hipersonike ka kryer stërvitje në Kanalin Anglez dhe po kryen detyra tjera në Oqeanin Atlantik, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve të martën.

Ekuipazhi i anijes, së pajisur me raketa hipersonike “Zirkon”, ka kryer stërvitje kundër terrorizmit, duke zmbrapsur sulme ajrore dhe detare me dron ndaj një armiku joreal, kanë njoftuar agjencitë shtetërore ruse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Anija e Flotës Veriore Admiral Golovko ka përfunduar kalimin përmes Kanalit Anglez dhe aktualisht po vazhdon të kryejë misione në zonat e përcaktuara në Oqeanin Atlantik”, ka shkruar agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.

Ky është udhëtimi i parë në distancë të gjatë i anijes ushtarake, që kur është pranuar në marinën ruse në dhjetor të vitit 2023, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, TASS. Anija është larguar nga baza e saj kryesore në veri të Rusisë më 2 nëntor, raporton Reuters.

Pak para se të hynte në mision, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se luftanija do të pajiset me raketa “Zircon”.

Raketat hipersonike “Zircon” kanë rreze prej 900 kilometrash dhe mund të udhëtojnë disa herë më shpejt sesa zëri, duke e bërë të vështirë të mbrohesh prej tyre.

Nën urdhrat e presidentit Vladimir Putin në vitin 2023, Rusia ka filluar furnizimin masiv me raketa “Zircon”  si pjesë e përpjekjeve të vendit për ta zhvilluar fuqinë e vet bërthamore.

Së bashku me automjetet hipersonike “Avangard”, të cilat janë futur në mision ushtarak në 2019-n, “Zirconi” është zemra e arsenalit hipersonik të Rusisë.

Rusia i sheh armët si mënyrë për ta depërtuar mbrojtjen raketore gjithnjë e më të sofistikuar të SHBA-së, për të cilat Putini ka paralajmëruar se një ditë mund t’i rrëzojnë raketat bërthamore ruse.