Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lufta në Gazë nxit rezistencën në Bregun Perëndimor

Lufta e vazhdueshme e Izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, ku më shumë se 18.200 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 7.000 fëmijë janë vrarë, vetëm “e inkurajon që më shumë burra t’i bashkëngjiten rezistencës

Çaj, kafe dhe pushkë të përgatitura janë jashtë derës kryesore të Maysa* në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun e pushtuar Perëndimor. Herë pas here, ajo iu dërgon pije dhe biskota për grupin e vogël të luftëtarëve palestinezë të mbledhur në rrugicën nën tendat e pëlhurës që mbulojnë hapësirat mes shtëpive të kampit.

“Këta janë djemtë tanë, pjesë të shpirtit tonë. E gjitha çfarë duan ata është një jetë me dinjitet”, thotë Maysa 40-vjeçare, me fytyrë të ndritur dhe buzëqeshje të ngrohtë.

“Të gjithë njerëzit rreth botës, të gjitha shtetet thonë të jenë demokratike dhe duan të jetojnë të lirë. Po rinia jonë?” “Ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të rezistojnë me armë në duar”, thotë ajo, duke qëndruar pas luftëtarëve të ulur. “Nuk ka më toka - pushtuesit kanë marrë gjithçka”.

Luftëtarët e kampit të refugjatëve Nur Shams janë pjesë e një fenomeni të gjerë të rishfaqjes së rezistencës së armatosur palestineze kundër pushtimit izraelit prej dekadash në Bregun Perëndimor.

Të vendosur në zonat e veriut filluan në kampin e refugjatëve Jenin prej më shumë se dy vjet më parë në qershor të vitit 2021 para se të shpërndaheshin në Nablus, Jericho dhe Tulkarem mes vendeve të tjera. Avancimi i tyre u bë me rritjen e grupeve të armatosura të përbëra nga djem të rinj nga moshat 17 deri 35, por shumica janë në të njëzetat. Me aftësi të kufizuara, grupet janë te fokusuara për mbrojtje gjatë bastisjeve në kampe të ushtrisë izraelite dhe për sulmet ndaj postblloqeve të ushtrisë izraelite dhe vendbanimeve të tyre ilegale.

Edhe Rezistenca palestineze Botë 2 v. më parë Rezistenca palestineze

Me automatikun e mbështetur në gjoksin e tij, Ziad*, udhëheqës i lartë i Brigadës Tulkarem, është fjalëpakë. “Është e drejta jonë të mbrojmë veten”, thotë njëzetvjeçari.

Lufta e vazhdueshme e Izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, ku më shumë se 18.200 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 7.000 fëmijë janë vrarë, vetëm “e inkurajon që më shumë burra t’i bashkëngjiten rezistencës”, shton ai.

Sulmi i fundit i Izraelit filloi më 7 tetor, kur grupi i armatosur i Hamasit me bazë në Gaza nisi operacion befasues në territorin e Izraelit, duke vrarë dhe masakruar 1 mijë e 200 persona. 260 të tjerë u morën peng.

Bastisjet e shpeshtuara

Gjatë dy vjetëve të kaluar, Izraeli ka shpeshtuar bastisjet në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe ka vrarë dhjetëra luftëtarë në sulmet me dron. Kjo pengoi seriozisht aftësinë e disa grupeve rezistuese për të vazhduar.

Por rezistenca e armatosur në Tulkarem qëndron në kampin e refugjatëve Nur Shams, njëri nga dy kampet e qytetit, shtëpi e mbi 34 mijë e 500 palestinezëve të cilët u dëbuan nga milicitë sioniste prej shtëpive të tyre në Haifa, Jaffa dhe Cazarea gjatë Nakbas [Katastrofës] së vitit 1948.

Pavarësisht shumë bastisjeve të përgjakshme në të dy kampet gjatë dy muajve të kaluar, të cilat shkaktuan dhjetëra viktima civile dhe luftëtarë, forcat izraelite nuk ishin në gjendje të hynin në Nur Shams lirshëm, për shkak të pengesave dhe prej një numri të madh mjetesh të improvizuara shpërthyese.

Përderisa bombolat e vogla, të hedhura me dorë janë më të zakonshme, dy vjetët e kaluar kanë parë një rritje të prodhimit të bombolave më të mëdha të mbushura me pluhur ndezës. Këto bomba artizanale, të përdorura në Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë për qëllim të ngadalësojnë bastisjet e ushtrisë dhe të dëmtojnë automjetet e blinduara izraelite.

“Ushtria pushtuese mendon një mijë herë përpara se të hyjë në Nur Shams”, thotë gazetari dhe banori i Tulkarem, Sami al-Sai.

“Ata nuk hyjnë në këmbë. Por sjellin buldozerët, sepse sasia e bombolave shpërthyese në Nur Shams është e paprecedentë”, tregon për Al Jazeera.

Gjatë bastisjes 30-orëshe në të dy kampet më 19 dhe 20 tetor, ushtria izraelite kishte vrarë 13 palestinezë, duke përfshirë pesë fëmijë, dhe 25 të tjerë u plagosën.

“Ushtria kishte përdorur dronë pa pilot - duke vrarë shtatë njerëz. Të tjerët ishin vrarë nga snajperët , duke përfshirë disa fëmijë”, thotë al-Sai.

Image
Luftëtarët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veç luftës kundër ushtrisë izraelite

Përkrahja e rezistencës

Bastisjet e ushtrisë izraelite kanë ndikuar më shumë te kampi tjetër në Tulkarem, që u ka rezistuar dëmtimeve të rënda të rrugëve dhe infrastrukturës. Pasi që ushtria nuk ka qenë e aftë të hyjë në Nur Shams në këmbë, dhe që nuk ka pasur përpjekje për të gjatë javëve të kaluara, luftëtarët mendojnë që bastisja është e pashmangshme.

“Ne presim që ata të vijnë çdo moment. Mund të vijnë përderisa ne po bisedojmë ulur”, thotë Ziad, duke shtuar që “luftëtarët janë gati”.

Për Ziad dhe luftëtarët e tjerë, tri dekadat e kaluara të operacioneve të shpeshta të ushtrisë izraelite dhe vendbanimeve ilegale, si dhe negociatave të pafrytshme do të thonë që “rezistenca e armatosur është e vetmja zgjidhje”.

Edhe Dy vjet lufte të Izraelit vranë një fëmijë çdo 52 minuta në Gazë Botë 9 muaj më parë Dy vjet lufte të Izraelit vranë një fëmijë çdo 52 minuta në Gazë

“Çfarë është marrë me forcë mund të rikthehet vetëm me forcë,” thotë Ziad, duke cituar një fjalë të njohur të presidentit të ndjerë egjiptian, Gamal Abdel Nasser. “Është e padobishme të marrim pjesë në negociata”, shton ai.

Mbështetja e madhe për rezistencën e armatosur është rritur në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë dy vjetëve të kaluar me shumë luftëtarë të vrarë duke dalë si simbol i rezistencës dhe mijëra duke marrë pjesë në funeralet e tyre.

Ulur matanë Ziad, është Laith, një tjetër udhëheqës i lartë. Edhe ai njëzet e kusur vjeçar.

“Pavarësisht mungesës së aftësive, rezistenca e armatosur në Bregun Perëndimor po lëndon popullsinë,” thotë Laith. “Edhe nëse na vrasin, 10 të tjerë do të paraqiten”, tregon për Al Jazeeran.

Luftëtarët janë të vetëdijshëm për vdekjen, duke ditur që shpejt mund të vriten, shtoi ai, por janë në gjendje ta japin jetën e tyre për këtë kauzë. “Asgjë nuk ndodh brenda natës”, thotë Laith. “Kërkon shumë sakrificë dhe duhet të punojmë shumë, kështu gjenerata e ardhshme mund ta vazhdojë nga ku e lamë ne dhe të na udhëheqë drejt lirisë”.

Izraeli dhe presioni i AP-së

Dy grupe rezistence të armatosura ishin formuar në Tulkarem në më pak se një vit. Në Nur Shams, luftëtarët filluan të bashkoheshin pasi 25-vjeçari Saif Abu Libdeh ishte vrarë nga ushtria izraelite në Jenin më 2 prill të vitit 2022.

Abu Libdeh ka qenë duke bërë bazat për formimin e një grupi rezistence në kamp. Ai kaloi kohën në Jenin duke mësuar nga luftëtarët atje dhe është paraqitur nëpër konferenca shtypi dhe parada të ushtrisë me fytyrë të mbuluar.

Pas disa sulmeve në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Nablus, Jenin dhe Jericho në janar dhe shkurt të këtij viti, grupi i armatosur i Brigadave Tulkarem-Saraya al-Quds, i cili është i lidhur me Xhihadin Islamik Palestinez me bazë në Gaza, filloi të dalë hapur.

Muaj më vonë, një grup i dytë ishte formuar pas vrasjes së luftëtarit Ameer Abu Khadija më 23 mars, Brigada e Tulkarem - Fast Response është lidhur me partinë politike të Fatah, Brigada e Dëshmorëve Al-Aqsa.

Njëri nga faktorët kuç që kontribuon në formimin e grupeve të armatosura rezistence gjatë dy vjetëve të kaluar ishin luftëtarët nga i gjithë spektri politik palestinez, që u bashkuan me gjithë mospajtimet në nivelet e lidershipit të partive të tyre - duke përfshirë Hamasin, Fatahun, PIJ-në, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe të tjerë.

Aftësia e grupeve për të bashkuar luftëtarë të rinj - të cilët janë të lidhur me grupet e armatosura tradicionale, por që shpesh nuk marrim urdhra nga ata - i ka bërë ata një shënjestër nga pushtimi izraelit dhe nga Autoriteti Palestinez, të drejtuar nga Fatah, gjë që u ka bërë presion atyre të marrin ryshfet dhe amnisti për shkëmbimin e armëve të tyre.

Në disa raste gjatë ceremonive të funeraleve për luftëtarët e vrarë, forcat e sigurimit të Autoritetit Palestinez janë bërë të dhunshme. Ata u kanë hedhur gaz lotsjellës turmave, kanë arrestuar pjesëmarrësit në këto ngjarje e kanë konfiskuar flamujt e partisë së Hamasit, PIJ dhe PFLP.

AP-ja gjithashtu shtypi protestat popullore në Bregun e pushtuar Perëndimor më 17 tetor kundrejt bombardimeve të Izraelit ndaj spitalit al-Ahli në Gaza, duke vrarë një vajzë 12-vjeçare palestineze në Jenin.

Mehraj Shehadeh është babi i udhëheqësit të lartë xhihadist, i cili ishte vrarë më 6 nëntor në një atentat së bashku me tre luftëtarë të tjerë. Ulur në dhomën e tij të ndejës në kampin e refugjatëve në Tulkarem, Shehadeh thotë se djali i tij dhe të tjerët “dërguan një mesazh të fortë për të gjithë udhëheqësit - nga [presidenti i AP-së] Mahmoud Abbas tek Ismail Haniyeh i Hamasit”.

“Ata thanë: ‘Ne jemi ata që i bashkojmë njerëzit në rrugë - jo ju’. Ata i bashkuan njerëzit me pushkët dhe gjakun e tyre”, thotë ai. Pavarësisht se punon në shërbimet e sigurisë së AP-së, Shehadeh nuk pajtohet me të gjitha politikat e AP-së, veçanërisht kundër luftëtarëve.

Edhe Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën Botë 9 muaj më parë Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën

“Nëse do të kishin pasur 30 plumba, ata do t’i ndanin mes njëri-tjetrit”, duke përfshirë luftëtarët si një “shkollë”. “Ishin më shumë se 17,000 njerëz në funeralin e tyre. Ishte njëra nga ceremonitë më të mëdha të funeralit në historinë e Tulkarem.

Përktheu: Erza Kelmendi