Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka theksuar të enjten se lufta kundër ISIS-it mbetet një prioritet kryesor strategjik për NATO-n.
Komenti i tij erdhi gjatë një mbledhjeje të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës, në Bruksel, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAustin theksoi se ISIS-i dhe organizatat e tjera militante janë një "kërcënim i vazhdueshëm", por tha se klima aktuale e sigurisë ndërkombëtare është krejtësisht e ndryshme nga dhjetë vjet më parë.
"Ne po trajtojmë një sërë sfidash kryesore, duke përfshirë ngacmimin nga Republika Popullore e Kinës dhe pushtimin e pamatur të Ukrainës nga Rusia”, ka thënë Austin.
Ai ka shtuar se takimi megjithatë "nënvizon" angazhimin "e përbashkët" të Aleancës për të luftuar kundër ISIS-it.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë partnerët e saj në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
"Misioni i NATO-s në Irak është guri i themelit të angazhimit tonë në rajon”, ka thënë Rutte, duke folur për Operacionin e Aleancës Atlantic Resolve.