Fëmijët dridhen kur bien sirenat teksa luajnë nëpër hapësirat e qytetit Kramatorsk në Ukrainë.
Tania, gjashtëvjeçare, nuk ka më shokë lojërash në lagjen e saj.
Ajo ulet në stol, vetëm disa hapa larg stacionit të trenit të qytetit që u sulmua nga Rusia në prill, duke vrarë më shumë se 50 njerëz që ishin mbledhur atje për t'u evakuuar.
Tania dhe prindërit e saj nuk kanë frikë të qëndrojnë. Në hijen pranë stacionit tashmë të mbyllur, ata mirëpresin çfarëdo qetësie që mbetet mes bombave të artilerisë që përpiqen të mbajnë jashtë forcat ruse.
“Bombat bien në të gjithë vendin. Nuk ka kuptim të arratisesh”, thotë babai i Tanias, Oleksandr.
Edhe
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
Nuk është e pazakontë që banorët e moshuar të Ukrainës lindore të refuzojnë t'i dëgjojnë thirrjet për t'u evakuuar në vende më të sigurta diku tjetër në Ukrainë.
Megjithatë, ajo që është e bezdisshme është të shohësh fëmijë, madje edhe një karrocë fëmijësh, pranë vijës së parë të frontit. Nuk dihet se sa prej tyre kanë mbetur, derisa rusët kryejnë ofensivën e tyre në rajon.
Fëmijët nuk mund t'i shpëtojnë luftës, edhe në qytetet që konsiderohen të sigurta. Prindërit e Tanias, folën ditën kur një raketë ruse goditi qytetin Vinnytsian që është larg nga fronti në Ukrainën qendrore.
Fëmijët që qëndrojnë pranë luftimeve kanë fatin e tyre të lidhur me atë të prindërve dhe rreziqet mund të jenë të papritura.
Ata do të qëndrojnë për aq kohë sa të munden, edhe kur rusët afrohen më shumë.
Ndërkaq prindërit e Anhelinës thonë se ajo është mësuar me sirenat, por shpërthimet ende e shqetësojnë atë.
Edhe
Çdo hap mund të jetë i fundit: Jeta nën dronët rusë në Kherson
Ata i thonë asaj se është bubullimë, por disi ajo ka mësuar t’u frikësohet avionëve, madje edhe atyre ukrainas. Ka më pak fëmijë me të cilët mund të luajë dita-ditës, por Anhelina argëton veten, thotë babai i saj.
Me ardhjen e mbrëmjes, familja largohet, duke ecur pranë statujës së një tanku, që tani është më i madh se ata realët në rrugë. Hijet bien buzë sheshit të plasaritur të betonit. Sirena e sulmit ajror vazhdon ende.