Aeroporti i Vilniusit në Lituani u detyrua të mbyllej përkohësisht sërish të enjten mbrëma, pasi u raportua për disa balona kontrabande që po fluturonin mbi zonë. Kjo ngjarje ka shkaktuar vonesa për udhëtarët vetëm disa ditë pasi qeveria lituane pati premtuar se do të bënte gjithçka për t’i ndalur ato, raporton The Guardian.
Aeroporti qëndroi i mbyllur për rreth tri orë, duke vonuar disa fluturime. Ky ishte incidenti i pestë në dhjetë ditët e fundit.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, tha se “sulmet hibride po vazhdojnë” dhe se autoritetet “do të përgjigjen me të gjitha mjetet e mundshme”.
Sipas televizionit publik LRT, ai ka thënë se reagimi i shtetit do të përfshijë edhe “masa ushtarake”, por pranoi se “shkatërrimi i balonave nuk është i lehtë dhe kërkon shumë saktësi”.
-
Lituania mbylli aeroportin e Vilniusit, ngrit avionë të NATO-s në ajër pas dyshimeve për dronë
-
Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme, kërkon mbështetje ushtarake
-
Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë dhe shqyrton aktivizimin e nenit 4 të NATO-s
-
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
-
Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë një dron që hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë