Një spanjoll, që kishte kaluar 15 muaj në një burg iranian pasi vizitoi varrin e Mahsa Aminit, u kthye në shtëpi në Madrid të martën pas lirimit, raporton agjencia “AP”.
“S’po mund të besojë. Ka qenë shumë e vështirë, por jam këtu. Ne nuk ia kemi as idenë se sa me fat jemi që kemi lindur në një vend si ky”, u ka thënë Santiago Sanchez Cogedor një grupi të gazetarëve që po e priste në aeroport. Po ashtu në aeroport u prit nga familjarët dhe shoqëria.
Sanchez Cogedor kishte nisur ecjen nga Spanja për në Katar për ta shikuar Botërorin 2022 të futbollit, por rrugëtimi i tij u ndal në Iran kur u arrestua në tetorin e vitit 2022. Arrestimi i tij erdhi pasi ai vizitoi varrin e Mahsa Aminit, gruas që vdiq derisa u mbajt në paraburgim nga policia e moralit në Iran për shkelje të kodit të veshjes. Vdekja e Aminit nxiti protesta masive në mbarë Iranin.
Spanjolli Cogedor mbeti prapa grilave deri të dielën, kur Ambasada e Iranit në Spanjë njoftoi për lirimin e tij.
41-vjeçari kishte nisur ecjen nga Spanja me synimin për të arritur në Katar për ta përkrahur Përfaqësuesen e Spanjës në ngjarjen më të madhe të futbollit.
Sanchez Cogedor ka thënë se nuk dëshiron të bëjë komente politike, por ai ua lexoi gazetarëve atë që e quajti diplomë që iu dha nga të burgosurit tjerë në Iran e që thoshte se “ai kishte kaluar testin e jetës”.
-
Khamenei fal gazetaret që raportuan për vdekjen e Mahsa Aminit
-
Më shumë gra në Iran shihen pa hixhabe që nga vdekja e Mahsa Aminit
-
Në përvjetorin e vdekjes së Aminit, Irani arreston babanë e saj
-
Vdekja i shkaktoi trazira në Iran, tash i prishet varri Mahsa Aminit
-
Të paktën 7 të vrarë gjatë protestave masive në Iran