Një anije që kishte bllokuar rrugën në Kanalin e Suezit, është lëvizur, ka konfirmuar agjencia e transportit, Leth Agencies, shkruan BBC të enjten.
Pas një punë të palodhshme të autoriteteve për disa orë, anija e quajtur Xin Hai Tong 23 që po transportonte me shumicë, u hoq nga rruga, ka konfirmuar kompania më herët.
Anija, e cila lundron nën flamurin e Hong-Kongut, kishte qenë e pozicionuar në një kënd pranë anës lindore të kanalit, sipas gjurmuesit të anijes Marine Traffic.
Gjurmuesi tregoi gjithashtu se kishte tre rimorkiatorë egjiptianë që rrethonin anijen e që po mundoheshin ta zhbllokonin rrugën.
Dy vjet më parë, Kanali i Suezit, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, ishte i pakalueshëm për gati një javë pasi një anije gjigante me kontejnerë u bllokua.
Ever Given, një nga anijet më të mëdha të kontejnerëve në botë, bllokoi kanalin për gjashtë ditë më 2021, duke ndërprerë tregtinë globale.
-
Kanali i Suezit u bllokua për orë të tëra pasi anija Affinity V u rrëzua
-
Norvegjezit i ndodh e papritura, zgjohet dhe sheh një anije të madhe në kopshtin e tij
-
Largohet pas tre muajsh nga porti anija që u përplas në urën e Baltimores
-
Shpëtohen rreth 80 migrantë që po kalonin Kanalin Anglez me një anije të vogël
-
Anijet e para kalojnë nëpër rrënojat e urës së shembur në Baltimore