Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohet Gypsy Rose Blanchard, vajza që e abuzoi e ëma duke e bërë kinse të sëmurë

Vajza që vrau nënën e saj abuzive, një rast që tronditi SHBA-në, është liruar nga burgu pasi kaloi më shumë se shtatë vjet prapa grilave.

32-vjeçarja Gipsy Rose Blanchard u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së dytë të Dee Dee Blanchard në Missouri në vitin 2015.

Pas vite abuzimi dhe operacione ta panevojshme, ajo komplotoi me të dashurin e saj, Nicholas Godejohn, vrasjen e nënës.

Rasti i saj ka nxitur interes të madh në media dhe një numër dokumentarësh e shfaqjesh televizive.

Ajo ishte dënuar me 10 vjet burgim.

Godejohn, të cilin ajo e takoi në internet, është ende në burg dhe po vuan dënim të përjetshëm.

Ai theri Dee Dee Blanchardin me një thikë që vajza e saj ia dha dhe të dy ikën nga vendi i ngjarjes, raportoi BBC.

Edhe Vrasja e nënës e shtyu të bëhej polic, pas 16 vjetësh arrestohet një i dyshuar Botë 4 muaj më parë Vrasja e nënës e shtyu të bëhej polic, pas 16 vjetësh arrestohet një i dyshuar

Një postim në Facebook i Gypsy Rose Blanchardit ku dukej se ajo rrëfeu vrasjen, nxiti shqetësimin e miqve të nënës së saj dhe më vonë u gjet trupi i saj.

Gipsy Blanchard u rrit duke besuar se vuante nga disa sëmundje, përfshirë leukeminë, distrofinë muskulore, probleme me shikim dhe dëgjim e të tjera. Ajo përdori karrocë, tub ushqyes dhe kaloi nëpër disa operacione që më vonë rezultuan se kishin qenë të panevojshme. Nëna e saj gënjeu për moshën e Gypsyt duke e bërë të dukej më e vogël.

Gypsy Blanchard kishte thënë se nëna e mbante të izoluar dhe të varur nga ajo. Tregoi se sa po rritej i shtohej kurioziteti për botën jashtë, prandaj krijoi një profil në internet dhe filloi lidhjen online me Godejohnin.