Më shumë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në ditën e katërt të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Lirimi i 33 personave do të thotë se 150 palestinezë janë liruar që nga e premtja – ditën kur të dyja palët filluan të shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit.
Pak informacion është lëshuar për grupin e fundit të palestinezëve që janë liruar.
Të hënën, Hamasi dhe Katari, i cili ka luajtur një rol të madh në bisedimet midis palëve ndërluftuese - thanë se 30 fëmijë palestinezë dhe tri gra do të liroheshin.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit më vonë tha se 33 persona ishin liruar nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe një qendër paraburgimi në Jerusalem, por nuk specifikoi gjininë apo moshën e tyre.
-
Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë
-
Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë
-
Izraeli dhe Hamasi pajtohen për shkëmbim të ri të pengjeve me të burgosurit
-
Hamasi pritet të lirojë 6 pengje në këmbim të mbi 600 të burgosurve palestinezë