Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, ka njoftuar se janë liruar edhe 11 pengje tjera që mbaheshin nga Hamasi në Gaza.
“Në mesin e të liruar janë tre qytetarë francezë, dy qytetarë gjermanë dhe gjashtë qytetarë argjentinas”, ka thënë ai në platformën “X”, ndërsa ka treguar se pengjet po i dorëzohen Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Ndërkohë ai po ashtu ka thënë se janë liruar edhe 33 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite.
Me marrëveshjen e arritur për pengje, ishte paraparë lirimi i 50 pengjeve që ishin marrë nga Hamasi në Izrael dhe të 150 të burgosurve palestinezë që mbaheshin në burgjet izraelite. Ishte dakorduar që marrëveshja të zbatohej gjatë armëpushimit katëditor. Armëpushimi nisi të premten, ndërsa sot është dita e fundit e armëpushimit. Por, Katari ka njoftuar se është dakorduar për zgjatje të armëpushimit edhe për dy ditë tjera.
-
Katari njofton se do të lirohen edhe 30 të burgosur palestinezë
-
Hamasi vonon, por liron 13 pengje izraelite
-
Hamasi dorëzon edhe 13 pengje të tjera izraelite
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë
-
Hamasi i gatshëm për bisedime rreth fazës së dytë të armëpushimit