Inteligjenca britanike publikoi të hënën raportin mbi zhvillimet e fundit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Britania njoftoi se që nga vera e 2022-s, Rusia ka gërmuar mijëra kilometra llogore brenda rajoneve Belgorod dhe Kursk dhe ka ndërtuar sisteme të gjëra ushtarake mbrojtëse.
Këto sisteme, sipas raportit, janë gërmuar thellë edhe brenda zonave ku aktualisht i kontrollon Rusia, me idenë që të promovohet narrativi “se Rusia po kërcënohet nga Ukraina dhe NATO-ja”.
“Imazhet tregojnë se Rusia ka bërë përpjekje të veçantë për të forcuar kufirin verior të Krimesë së pushtuar, duke përfshirë një zonë mbrojtëse me shumë shtresa pranë fshatit Medvedevka. Rusia gjithashtu ka hapur qindra llogore brenda territorit rus, të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë rajonet Belgorod dhe Kursk”, thuhet në raport.