Ministrat e Ligës Arabe në një mbledhje urgjente në Kairo i bëri thirrje SHBA të tërheq vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Veprimi i presidentit Donald Trump është “një shkelje e rrezikshme e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të ministrave. Me vendimin e tij Trumpi legjitimon pushtimin e Jerusalemit Lindor nga Izraeli, kritikoi sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit. Me këtë ai iu referua pushtimit dhe aneksimit të mëvonshëm të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në luftën gjashtëditëshe më 1967.
Të njëjtën kërkesë e shtroi edhe ministri i Jashtëm palestinez, Riad al Malki. Njëkohësisht ai i bëri thirrje Ligës Arabe që të paraqesë një projektrezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila të dënojë vendimin e SHBA.
Në Ligën Arabe bëjnë pjesë 21 shtete nga Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut së bashku me rajonet e autonomisë palestineze. Libani foli për sanksione të shteteve arabe kundër SHBA, për ta penguar zhvendosjen e planifikuar të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
Ndërkohë, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Halej theksoi se vendimi i presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së do të ndihmonte procesin e paqen në Lindjen e Mesme.
Edhe
Ministrat arabë e cilësojnë “të paligjshëm” vendimin e Trumpit për Jerusalemin
Dhjetëra mijëra manifestues kanë dalë në rrugë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën për të protestuar kundër vendimit të Trump.
Javën që kaloi Trumpi njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Izraeli pretendon se i gjithë Jerusalemi i pandarë i përket atij. Palestinezët duan që ta shpallin Jerusalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli si kryeqytet të një shteti të ardhshëm palestinez.