Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që t’i vendosin sanksione të reja Rusisë para se ta pushtojë vendin e tij, dhe paralajmëroi se veprimi pas ndonjë konflikti do të jetë shumë i vonshëm.
Zelenskyy ka thënë se Ukraina është e gatshme të hyjë në bisedime me Rusinë për të ftohur tensionet, por presidenti rus Vladimir Putin nuk duket se do që të ulet në tavolinë, raporton AP.
Liderët e shteteve të BE-së do të vendosin se si do të jetë forma më e mirë për ta ndaluar pushtimin nga Rusia. Një deklaratë e tyre më herët thoshte se “çdo agresion ushtarak i mëtejmë kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto të rëndë si përgjigje”.
“Për ne, është e rëndësishme që sanksionet të aplikohen para, se sa pasi që konflikti të ndodhte, sepse nëse aplikohen pas konfliktit do t’i bënte të pakuptimta”, ka thënë presidenti.
-
Zelensky bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
-
Zelensky përcakton vijat e kuqe të Ukrainës
-
Zelensky i kërkon Trumpit qëndrim të qartë ndaj Rusisë: Ndale personalisht Putinin
-
Zelensky dëshiron “reagim të fortë” nga SHBA-ja nëse Putini refuzon takimin me të
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin