Një lider bande i kërkuar në Peru, Gianfranco Torres-Navarro, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Torres-Navarro u arrestua në Neë York pasi hyri ilegalisht në kufirin Teksas-Meksikë, ka thënë Agjencia për Imigrim dhe Doganës, raportoi BBC.
Ai besohet se është lideri i bandës “Los Killers” dhe është në listën e të kërkuarve të Perusë.
Ai po mbahet tani në një qendër paraburgimi në pritje të procedurave.
“Gianfranco Torres-Navarro paraqet kërcënim të madh për komunitetet tona”, ka thënë një zyrtar nga agjencia.
Torres-Navarro raportohet se ka ikur nga Peruja pasi ka vrarë një polic në pension. Ai njihet në Peru si Gianfranco 23 – numër i cili i referohet shifrës së personave që ka vrarë.
-
Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika
-
SHBA vret udhëheqësin e bandës "Tren de Aragua" të Venezuelës në një sulm ajror
-
Të paktën 73 të vdekur në aksionin ushtarak ku u vra bosi i drogës “El Mencho”
-
Në një operacion ushtarak vritet njeriu më i kërkuar në Meksikë, “El Mencho”
-
Bosi i bandës së drogës në Ekuador kapet në Spanjë, disa vjet pasi falsifikoi vdekjen