Liderët katalonjas të shtunën e kanë shënuar njëvjetorin e shpalljes së dështuar të pavarësisë, me protesta dhe premtime se do t’i vazhdojnë përpjekjet për shkëputje nga Spanja.
Madridi e kishte futur Katalonjën nën kontroll direkt, pasi që liderët katalonjas kishin shpallur pavarësinë, pas një referendumi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZgjedhjet më vonë e kishin kthyer në pushtet një qeveri rajonale pro-pavarësisë, ndonëse partia katalonjase që mbështet unionin me Spanjën kishte fituar shumicën e votave, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
“Kthimi mbrapa nuk është opsion”, ka thënë presidenti katalonjas, Quim Torra, gjatë një fjalimi televiziv, derisa ka kërkuar lirimin nga burgu të liderëve pro-pavarësisë. “Nuk do të pranojmë vendim tjetër pos lirimit të plotë”, ka thënë ai.