Botë

Liderët italianë tentuan ta ruanin imazhin e shtetit duke fshehur COVID-in

Në një mesazh WhatsApp-i të shkruar më 5 mars 2020 dhe parë nga “Guardian”, Speranza i thotë një kolegu se “ne duhet të shfrytëzojmë” një raport që pretendon se rasti i parë i koronavirusit në Evropë u zbulua në Gjermani, për të mbrojtur imazhin e Italisë

Mesazhet e WhatsApp-it të shkëmbyera midis politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë shëndetësorë në fillimin e pandemisë së koronavirusit zbulojnë sesi liderët u përpoqën të mbronin imazhin e vendit pasi u bë vendi i parë i goditur në Evropë, teksa kanë bërë edhe shaka për rolin e Italisë në përhapjen e virusit COVID-19.

Mesazhet janë pjesë e një hetimi që shtyu prokurorët të vendosin nën hetim ish-kryeministrin, Giuseppe Conte, ish-ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë nën dyshimin për “rëndim të epidemisë” dhe vrasje në lidhje me reagimin e Qeverisë në fillim të pandemisë.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit nga përhapja e madhe e pandemisë, me rastin e parë të konfirmuar në Codogno në Lombardi, më 21 shkurt të vitit 2020.

Sidoqoftë, në një mesazh WhatsApp-i të shkruar më 5 mars 2020 dhe parë nga “Guardian”, Speranza i thotë një kolegu se "ne duhet të shfrytëzojmë" një raport që pretendon se rasti i parë i koronavirusit në Evropë u zbulua në Gjermani, për të mbrojtur imazhin e Italisë.

Të nesërmen, Giuseppe Ruocco, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe është ndër ata që po hetohen, u shfaq duke u tallur me rastet e zbuluara në Evropë midis udhëtarëve që ktheheshin nga Italia. “Sot dhamë 2 raste me COVID në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë… dhe ndoshta 1 në Gjermani”, shkroi ai.

Hetimi, i nisur nga prokurorët në Bergamo, provinca e Lombardisë, më e goditura gjatë valës së parë të pandemisë, dhe e drejtuar nga të afërmit e viktimave të COVID-19, përqendrohet në dështimin e pretenduar nga autoritetet për të marrë masat e duhura për të parandaluar përhapjen e virusit duke karantinuar qytetet Alzano Lombardo dhe Nembro kur shpërthimet ndodhën atje dy ditë pasi u konfirmua rasti Codogno.

Ndërkohë, ndërsa COVID-19 u përhap me shpejtësi dhe autoritetet rajonale dhe ato kombëtare bënin thirrje nëse duhet të karantinohet rajoni i Lombardisë, një shkëmbim WhatsApp-i midis zyrtarëve rajonalë të shëndetësisë, Aida Andreassi dhe Marco Salmoiraghi, nënkupton një përpjekje nga udhëheqësit për të fshehur të vërtetën në lidhje me ashpërsinë e situatës. "A e dini se çfarë tha presidenti [i Lombardisë]?"- ka shkruar Andreassi. “Nuk mund të thuash të vërtetën. I thashë: Epo atëherë, është sikur të jemi në Kinë”. Ai u përgjigj se “ne jemi më keq se Kina – të paktën atje ka një diktaturë”.

Fontana, i cili së fundmi u rizgjodh si guvernator i Lombardisë, është gjithashtu në mesin e atyre që po hetohen.

Një mesazh nga Ruocco më 29 shkurt 2020 – gati dy javë para se vendi të hynte në bllokim – përshkruan menaxhimin kaotik të pandemisë. "Shumë gjëra po ndodhin: komiteti shkencor që përplaset me Conten dhe Speranzan kërkoi të rimendohet ... Është një luftë botërore".

Një tjetër element thelbësor i hetimit është mungesa e pretenduar e një plani kombëtar të përditësuar të pandemisë. Italia daton në vitin 2006.

Ata që janë nën hetim tani kanë kohë për të paraqitur mbrojtjen e tyre para një gjyqtari, i cili më pas do të vendosë nëse do t'i dërgojë ose jo në gjyq.