Liderët e Bashkimit Evropian njoftuan të mërkurën se do të mbeten të bashkuar dhe do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e bllokut pas vendimit të Britanisë së Madhe për të braktisur Unionin.
“Unioni do të sillet si një dhe do të mbrojë interesat e saja. Prioritet yni do të jetë që të minimizojmë paqartësinë për qytetarët tanë, punët dhe shtetet anëtare, të cilat u shkaktuan nga vendimi i Britanisë”, transmeton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo